Takimi i Rrjetit Kombëtar (National Network Meeting)

الصورة
Agenda-Takimi Rrjetit.png

Instituti Shqiptar i Medias në rolin e Drejtuesit të Rrjetit Kombëtar Anna Lindh- Shqipëri ka kënaqësinë t’ju ftojë në takimin e parë të Rrjetit Kombëtar, në datën 22.01. 2021, pranë Libraria Tirana Times.

Ftesa është e hapur për të 50-të organizatat që janë anëtare të rrjetit ALF në Shqipëri. Për shkak të situatës pandemike, takimi vjetor kombëtar është planifikuar të organizohet në tri grupe, sipas orareve më poshtë:

Grupi 1 (15-17 anëtarë): 10:00-11:00

Grupi 2 (15-17 anëtarë): 12:00-13:00

Grupi 3 (15-17 anëtarë): 14:00-15:00

Takimi vjetor mbledh anëtarët e Rrjetit me synimin për:

- T’u njohur me Drejtuesin e Rrjetit dhe me anëtarët e tjerë (ekzistues & të rinjë). 

- Të përditësuar Rregulloren e Brendshme të Rrjetit (kriteret për anëtarësim, përjashtim, etj.)

- Të vlerësuar nevojat e Rrjetit për fuqizim kapacitetesh (1-2 aktivitete për ngritje kapacitetesh në vit).

- Të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes organizatave anëtare të rrjetit.

 

Ju mirëpresim, 

Instituti Shqiptar i Medias